Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një burrë në Graçanicë, prej vitesh jetonte në institucionin e kujdesit

NULL NULL
27.11.2025 09:32
Foto ilustruese - Vdekje

Një person ka vdekur paraditën e së mërkurës në Graçanicë.

Ai nga viti 2015 kishte qenë duke jetuar në Shtëpinë për Kujdesin e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Në njoftimin e policisë, thuhet se vdekja e tij është konstatuar nga mjekët dhe sipas tyre ai kishte pasur sëmundje të zemrës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raporton 24 orësh transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

lajme të ngjashme