Vdes një 67-vjeçare në plazhin e Durrësit NULL NULL 07.09.2024 17:04 07.09.2024 17:04 Arkiv: Plazhi i Durrësit Një 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë. Banorja e Tiranës, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së gruas me inicialet A.Gj, raporton A2news.com, transmeton Klankosova.tv.