Vdes një 25-vjeçar në Drenas NULL NULL 26.07.2023 09:17 26.07.2023 09:17 Gjatë ditës së djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të Drenasit. Policia është informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas për një person pa shenja jete. Viktima është një 25 vjeçar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ajo. Nga mediat u raportua se viktima kishte rënë nga rimorkio e kamionetës dhe nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve.