Facebook dhe Instagram bien për herë të dytë brenda 72 orëve NULL NULL 22.07.2026 16:18 22.07.2026 16:18 Platformat e kompanisë Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger, po përballen me probleme, duke prekur mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar vështirësi në aksesimin e llogarive, ndërsa shumë përdorues kanë hasur probleme gjatë përdorimit të shërbimeve. Shqetësimet më të shumta lidhen me Messenger, ku raportohen vonesa dhe pamundësi për të dërguar mesazhe. /Klankosova.tv