Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada britanike rreshtohet me BE-në për rrënimin e vilave në Ujman

NULL NULL
22.07.2026 16:43

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për shembjen e vilave pranë liqenit të Ujmanit, duke iu bashkuar qëndrimit të Bashkimit Evropian, si dhe ambasadave të Gjermanisë e Italisë në  vend.

Në reagimin e ambasadës thuhet se respektimi i së drejtës kërkon procese të drejta dhe transparente, me ata që preken në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre.

“Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të paanshme nëpër Kosovë. Ne u kërkojmë autoriteteve të Kosovës të angazhohen me komunitetet e prekura, të adresojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprimet e mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërkomunitar”, u tha në njoftim. /Klankosova.tv

Pas BE-së dhe Gjermanisë, reagon edhe Italia për rrënimin e vilave në Ujman

lajme të ngjashme