Vdes nga COVID-19 veterani i UÇK-së, Eset Ujkani NULL NULL 13.12.2020 14:36 13.12.2020 14:36 Ka ndërruar jetë nga COVID-19 veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, teksa falënderoi të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësorë për përkujdesje, njofton Klan Kosova “Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar. Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë”. Kujtojmë se Ujkani është i ftuar nga Gjykata Speciale më 25 gusht. Njoftimi i plotë i Haxhiut: U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im. Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar. Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë. I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!