Ndanë nënën nga e bija: Rrëfimi i dhimbshëm i gruas nga Suedia (VIDEO) NULL NULL 22.06.2026 13:46 22.06.2026 13:46 Rasti i Stina Loodh ka përfunduar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi nëna e saj pretendon se autoritetet suedeze kanë shkelur të drejtat e tyre pas largimit të vajzës nga familja dhe vendosjes së saj në kujdestari. Kjo temë u diskutua në emisionin “Kosova Today” me Anna Karolina Loodh, gruas që iu mor fëmija nga autoritetet suedeze, transmeton Klankosova.tv. “Jam një nënë e katër fëmijëve. Stina, vajza më e vogël, ka qenë fëmija që është ndarë nga unë para tri vjet e gjysmë. Kjo nuk ka filluar nga Stina, ka filluar nga ish-bashkëshorti im që mundohej të më ndante nga të gjithë fëmijët e mi”, u shpreh ajo në Klan Kosova. Ndër të tjera, Anna Loodh bën të ditur se vajzën ia kishin marrë me dhunë.