36-vjeçari terrorizon Vlorën, djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu NULL NULL 22.06.2026 14:46 22.06.2026 14:46 Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar, Egli Alliraj, dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në ajër. Sipas informacioneve paraprake, situata është përshkallëzuar pasi 36-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, është konfliktuar verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja. Fillimisht, ai ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, ndërsa më pas i ka vënë flakën mjetit. Pas incidentit, 36-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.