Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

NULL NULL
22.06.2026 14:00

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Berat, ku për pasoj ka mbetur i plagosur një turist holandez.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Lumit” në Berat, ku një motor ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J., 53 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Aksident në “Rrugën e lumit” në Berat, motori përplas në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J, 53-vjeç. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

“Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e lumit”, përgjatë shëtitores, në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar,që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motor, ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J, 53-vjeç,i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorrit,35-vjeçarin B.M, banues në Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme