Vdes në plazhin Artemisë të Greqisë, 56-vjeçarja shqiptare NULL NULL 21.07.2024 14:04 21.07.2024 14:04 Foto ilustruese Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë në Greqi pasditen e së shtunës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja e saj, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.