Vdes në moshën 89 vjeçare zbuluesi i HIV-it, Luc Montagnier NULL NULL 10.02.2022 23:19 10.02.2022 23:19 Studiuesi francez, Luc Montagnier, i cili fitoi çmimin Nobel në 2008 për zbulimin e virusit HIV, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, thanë zyrtarët e qeverisë lokale në Francë. Montagnier vdiq të martën në Spitalin Amerikan të Parisit në Neuilly-sur-Seine, teksa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Montagnier, një virolog, drejtoi ekipin që në 1983 identifikoi virusin e mungesës së imunitetit njerëzor (HIV) që shkakton SIDA-n, duke bërë kështu që të shpërblehet me çmimin Nobel të vitit 2008 në mjekësi me kolegen e tij, Francoise Barré-Sinoussi. Ministrja franceze për Arsimin e Lartë dhe Kërkim, Frederique Vidal, vlerësoi punën e Montagnier mbi HIV në një deklaratë me shkrim të enjten dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen e tij. Montagnier lindi në vitin 1932 në fshatin Chabris në Francën qendrore. Sipas autobiografisë së tij në faqen e internetit të Çmimit Nobel, Montagnier studioi mjekësi në Poitiers dhe Paris. Ai tha se zbulimet e fundit shkencore në vitin 1957 e frymëzuan atë për t’u bërë një virolog në fushën e avancuar me shpejtësi të biologjisë molekulare. Ai iu bashkua Qendrës Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS) në 1960 dhe u bë kreu i departamentit të virologjisë të Institutit Pasteur në 1972. “Përfshirja ime në SIDA filloi në 1982, kur qarkulloi informacioni se një agjent i transmetueshëm – ndoshta një virus – mund të ishte në origjinën e kësaj sëmundjeje të re misterioze,” tha Montagnier në autobiografinë e tij.