Vdes në moshën 78 vjeçare, këngëtari i hitit “Raindrops Keep Fallin’ on My Head” (VIDEO) NULL NULL 30.05.2021 13:45 30.05.2021 13:45 Legjendari i muzikës, B.J. Thomas, ka vdekur në moshën 78 vjeçare nga kanceri në mushkëri. Familja e tij e ka konfirmuar se ai ka vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Arlington në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thomas kishte fituar pesë çmime Grammy si dhe ishte këngëtari i hiteve të mëdha “Raindrops Keep Fallin’ on My Head” dhe “Hooked on a Feeling”. Para se të vdiste ai e kishte falënderuar gruan e tij, familjen, shoqërinë dhe adhuruesit për kohën dhe mbështetjen që i kishin dhënë.