Vdes në moshën 53-vjeçare, aktorja Shannen Doherty NULL NULL 14.07.2024 15:07 14.07.2024 15:07 Shannen Doherty Aktorja e njohur për rolin e saj si Brenda në ‘Beverly Hills’, Shannen Doherty ka vdekur në moshën 53-vjeçare. Ajo vuante nga kanceri tash e disa vite, transmeton Klankosova.tv. “Me zemër të rëndë konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftimi me sëmundjen,” konfirmoi publicistja e vjetër e Doherty, Leslie Sloane në një deklaratë ekskluzive për PEOPLE. “Vajza, motra, tezja dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe qeni i saj, Bowie. Familja kërkon privatësinë e tyre në këtë kohë, në mënyrë që ata të mund të pikëllohen në paqe,” vazhdoi Sloane.