Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 22-vjeçare, Princi i Luksemburgut

NULL NULL
10.03.2025 22:12
Princi i Luksemburgut
Princi i Luksemburgut

Princi Frederik i Luksemburgut vdiq më 28 shkurt pas vitesh që u diagnostikua me një sëmundje të rrallë mitokondriale, sipas një deklarate të lëshuar gjatë fundjavës nga prindërit e tij, Princi Robert dhe Princesha Julie.

Ai ishte 22 vjeç, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Frederik ka lindur me sëmundjen PolG, një çrregullim gjenetik mitokondrial që parandalon qelizat e trupit të prodhojnë energji të mjaftueshme, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë mosfunksionim dhe dështim të shumë organeve. Ai u diagnostikua me PolG në moshën 14 vjeç, kur simptomat e tij filluan të shfaqen më qartë, thanë Princi Robert dhe Princesha Julie në deklaratën e së shtunës.

lajme të ngjashme