Vdes Miss Adoleshentja NULL NULL 09.03.2019 09:30 09.03.2019 09:30 Miss Teen Universe, Lotte Van Der Zee, ka ndërruar jetë. Modelja holandeze 19-vjeçare, pësoi një sulm në zemër gjatë një udhëtimi me ski bashkë me familjen, të mërkurën në Austri, transmeton Klan Kosova. Prindërit e saj, Bert dhe Eugeniek, kanë hyrë në Instagram për të ndarë lajmin e dhimbshëm. “Perla jonë, gjithçka e jona vdiq të mërkurën mbrëma më 6 mars. Është jashtëzakonisht sureale që Lotte nuk është më rreth nesh. Zemrat tona janë me të vërtetë të thyera”, shkruan ata. Familja e saj shpjegoi se Lotte filloi të ndjehet e sëmurë gjatë javës kur ajo papritur pësoi sulm kardiak para se të binte në koma.