Vdes kompozitori i njohur Riza Dolaku NULL NULL 04.09.2021 14:12 04.09.2021 14:12 Në moshën 72 vjeçare ka vdekur kompozitori i njohur kosovar Riza Dolaku. Këtë e bënë të ditur miqtë dhe familjarët e të ndjerit me anë të postimeve në rrjete sociale. Një ndër ta është kitaristi Afrim Macula. “Të humbim një njeri si ty është humbje dhe dhimbje e madhe, por vlerat e tua nuk vdesin kurrrë! Do të të kujtoj me mall gjithmonë”, shkroi ai. Pos Maculës ka shkruar edhe këngëtari i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi, i cili tha se i ndjeri kishte krijuar muzikë të bukur. “Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut!”./Klankosova.tv.