Vdes kompozitori Ennio Morricone (VIDEO) NULL NULL 06.07.2020 20:38 06.07.2020 20:38 Kinemaja botërore humbi një artist të madh. Ikona e kompozimeve të shumë filmave me nam botëror Ennio Morricone nuk jeton më. Kompozitori i njohur italian vdiq në moshën 91 vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore që pësoi pas një rrëzimi. Morricone i cili ishte fitues i dy çmimeve Oskar njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Kronikë e zgjeruar nga Iliri Pireva.