Vdes ish-ylli i NBA-së, Mark Eaton NULL NULL 31.05.2021 23:24 31.05.2021 23:24 Ish-basketbollisti i Utah Jazz, Mark Eaton, ka vdekur në moshën 64 vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë franshiza amerikane ku kanë thënë që policia e kishte gjetur atë të shtrirë në rrugë pasi ishte aksidentuar me motoçikletën e tij. Eaton kishte njohur suksese në ligën më të fortë në botë, NBA, duke u shpallur një herë Mbrojtësi më i Mirë i Vitit. “Utah Jazz janë thellësisht të pikëlluar nga vdekja e papritur e Mark Eaton-it, i cili ishte një figurë e qëndrueshme në historinë e franshizës sonë dhe kishte një impakt të konsiderueshëm në komunitet pas karrierës së tij basketbollistike”, thuhet në komunikatën e Jazz-it.