Vdes ish-kapiteni i Portos, Jorge Costa NULL NULL 05.08.2025 21:30 05.08.2025 21:30 Ish-kapiteni i Portos, Jorge Costa, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare pas një arresti kardiak në qendrën stërvitore të klubit. Mbrojtësi e udhëhoqi klubin portugez drejt lavdisë në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho në vitin 2004 dhe fitoi 50 ndeshje për Portugalinë. Costa kaloi një sezon i huazuar te Charlton në Premier League në sezonin 2001-02 dhe u tërhoq nga loja në vitin 2006. Qendërmbrojtësi u bë trajner dhe mbajti pozicione në 16 klube përpara se të merrte rolin e drejtorit të futbollit profesional të Portos sezonin e kaluar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Gjatë gjithë jetës së tij, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, Jorge Costa mishëroi vlerat që përcaktojnë FC Porto: përkushtimin, lidershipin, pasionin dhe një shpirt të palëkundur pushtimi,” tha klubi. “Ai la gjurmën e tij në breza të tërë tifozësh” Kjo është vdekja e tretë e papritur e një ish-lojtari të Portos këtë verë pas ndarjes tragjike nga jeta të ish-lojtarit të huazuar Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva në korrik, i cili kaloi gjashtë vjet në klub. Trajneri i Fenerbahçes, Mourinho, i cili e drejtoi Costën te Porto midis viteve 2002 dhe 2004, nuk i mbajti lotët dhe i bëri homazh ish-kapitenit të tij në një konferencë për shtyp para ndeshjes së raundit të tretë të Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Feyenoordit.