Vdes Eva Schloss, e mbijetuara e Holokaustit NULL NULL 06.01.2026 08:34 06.01.2026 08:34 Eva Schloss, e mbijetuar e kampit nazist të Aushvicit dhe vazja e njerkës së autores së famshme Anne Frank, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, njoftoi Anne Frank Trust UK. Mbretit Charles III e vlerësoi Schloss si një zë të fuqishëm kundër urrejtjes dhe paragjykimit, duke theksuar kontributin e saj shumëvjeçar në edukimin për Holokaustin. Edhe Kongresi Hebraik Evropian shprehu pikëllim për humbjen e saj, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. E lindur në Vjenë në vitin 1929, Schloss u deportua në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbijetoi së bashku me nënën e saj. Pas luftës, ajo jetoi në Londër dhe ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj mbi krimet naziste. Eva Schloss la pas tre vajza, nipër dhe mbesa.