Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës NULL NULL 07.07.2025 20:51 07.07.2025 20:51 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi konfirmoi se viktima është i lindur në vitin 2009-të. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe para disa ditësh. Vetaksidenti në Treboviq të Pejës: Njëri nga të lënduarit është 16-vjeçar Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksident në Treboviq të Pejës (VIDEO) Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë