Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë

NULL NULL
02.07.2025 09:02
Foto nga arkiva: Klinika Emergjente

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori Emergjencës Naser Syla.

Syla deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e tyre është e rëndë.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë. Të dy janë të varur nga aparaturat. Mjekimi i tyre do të vazhdojë në Intensivë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Ndërkaq, sipas policisë deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit.

Vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës, policia jep detaje

lajme të ngjashme