Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes edhe i plagosuri në Klinë, numri i të vrarëve shkon në dy

NULL NULL
13.11.2024 18:48
Foto arkiv: Policia e Kosovës.
Foto arkiv: Policia e Kosovës.

Informacionet e fundit nga ngjarja në Klinë bëjnë me dije se ka vdekur edhe personi i plagosur, i cili po trajtohej në emergjencë.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Klan Kosovës. Ndërkaq, policia më herët konfirmoi vrasjen e personit të parë, që ndodhi pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhej në konfirmimin e policisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.