Vdes Doug Ingle i bendit Iron Butterfly NULL NULL 27.05.2024 17:23 27.05.2024 17:23 Themeluesi i bendit psik-rok, Iron Butterfly, Doug Ingle, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Ka qenë djali i tij, Doug Ingle Jr. që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook. “Me zemër të rënduar dhe me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e babait tim, Doug Ingle”. “Babai vdiq në paqe këtë mbrëmje në prani të familjes”. Bendi Iron Butterfly njihej për hitin e tyre të vitit 1968, “In-A-Gadda-Da-Vidda”, e që njihej si progjenitor i hard-rokut dhe heavey-metalit. Këngë të tjera të famshme nga bendi janë “Soul Experience”, “In The time Of Our Lives” dhe “Easy Rider”. Sidoqoftë, bendi kishin ndarë rrugët më 1971, pesë vjet pas themelimit.