Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë

NULL NULL
17.06.2026 11:50

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë me thikë është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Udhëkryqi”.

Gjatë ndalimit të tij, efektivët sekuestruan një armë zjarri, municion luftarak, një thikë dhe një sasi të dyshuar kokaine.

Sipas policisë, në pranga ra shtetasi me iniciale Y. M., i cili dyshohet se më 2 qershor 2026, gjatë një konflikti të çastit pranë urës së Paskuqanit, ka plagosur me mjet prerës shtetasit E. Q. dhe A. V.

Arrestimi u bë në rrugën “Mine Peza”, ku 41-vjeçari u ndalua për kontroll teksa lëvizte me një automjet.

Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet policore gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me krehër dhe fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

lajme të ngjashme