Vdes Burt Young, aktori te Rocky dhe The Sopranos NULL NULL 19.10.2023 18:05 19.10.2023 18:05 Aktori amerikan, Burt Young, ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Ish-boksieri dhe aktori vdiq më 8 tetor në Los Angeles, dhe lajmin e ka konfirmuar Anne Morea Steingieser për The Neë York Times të mërkurën. Young e kishte luajtur rolin e kunatit të Rocky Balboas, Paulie Penninos, në gjashtë filmat e parë të kësaj serie, dhe për këtë rol ishte nominuar për aktorin më të mirë në rol dytësor më 1976. Ai po ashtu kishte luajtur në filmat, Chinatown, Once Upon A Time In America dhe Last Exit To Brooklyn.