Vdes babai i xhazit të Afrikës së Jugut (VIDEO) NULL NULL 23.01.2018 13:47 23.01.2018 13:47 Trumpetisti legjendar i xhazit, Hugh Masekela, një figurë kryesore në luftën për t’i dhënë fund apartheidit dhe “babai i xhazit të Afrikës së Jugut”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare. Në një deklaratë, familja e tij tha se ka ndërruar jetë në Johanesburg “pas një beteje të zgjatur dhe të guximshme me kancerin e prostatës”. Masekela fitoi njohje globale me tingullin e tij të veçantë Afro-Jazz dhe hitet si “Soweto Blues”, transmeton Klan Kosova. Kënga e vitit 1977 u bë sinonim i lëvizjes anti-aparteid. Në një deklaratë, Presidenti i Afrikës së Jugut,Jacob Zuma tha se vdekja e Masekela ishte “një humbje e madhe për industrinë e muzikës dhe për vendin në përgjithësi”.