Vdes Assata Shakur, kumbara e Tupacut NULL NULL 27.09.2025 07:36 27.09.2025 07:36 Foto nga TMZ Assata Shakur, kumbara e reperit Tupac Shakur ka vdekur në Kubë, sipas vajzës së saj. “Assata mori frymën e saj të fundit tokësore të enjten pasdite. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë thellësinë e humbjes që po ndiej në këtë kohë”, ka shkruar vajza e të ndjerës në Facebook. Ministria e Punëve të Jashtme Kubane thuhet se lëshoi një deklaratë, duke konfirmuar se ajo vdiq në Havana nga komplikacione shëndetësore në moshën 78-vjeçare.