Vdes Ana Ofelia Murguía, aktorja që i dha zërin Mama Cocos NULL NULL 01.01.2024 16:16 01.01.2024 16:16 Mama Coco Ana Ofelia Murguía, aktorja meksikane, e cila i dha zërin stërgjyshes Mama Coco në animacionin fitues të çmimit Oscar të Disney Pixar “Coco”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Ajo kishte një rol kyç në filmin për një djalë meksikan që kalon në token e të vdekurve, duke zbuluar sekretet familjare ndërsa përpiqej të bëhej muzikant. Filmi thekson Ditën e të Vdekurve dhe feston kulturën e Meksikës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Instituti i tij Kombëtar i Arteve të Bukura dhe Letërsisë tha se karriera e saj ishte “jetike për artet interpretuese të Meksikës”. Një nga momentet më të paharrueshme të Coco-s ishte skena ku mamaja Coco dhe stërnipi i saj Miguel këndojnë së bashku “Remember Me”.