Vdes albanologu i shquar Robert Elsie NULL NULL 02.10.2017 09:36 02.10.2017 09:36 Ka vdekur në moshën 67 vjeçare albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie. Elsie ishte ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Elsie, ndër shumë veprat për letërsinë dhe historinë e letërsisë shqipe që ka shkruar, do të mbahet mend edhe për përkthimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”, “The Highland Lute”. klankosova.tv