Vdes aktori i Titanikut, Lew Palter NULL NULL 28.06.2023 17:43 28.06.2023 17:43 Lew Palter, aktori që luajti rolin e bashkëthemeluesit të Macy’s, Isidor Straus, ka vdekur në moshën 94-vjecare. Palter po vuante nga kanceri në mushkëri dhe vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles më 21 maj, sipas Metro. Aktori kishte pasur një skenë të shkurtër por të paharrueshme në filmin e vitit 1997, ku ai shihet tek mbërthen gruan e tij, Idan, në përqafim teksa anija famëkeqe fundoset.