Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes aktori i Kill Bill dhe Twin Peaks

NULL NULL
11.05.2017 13:18

Aktori hollivudian, Michael Parks, i cili ka luajtur në serialin kult, Twin Peaks, dhe në filmin Kill Bill të Quentin Tarantinos , ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Miku i tij i ngushtë dhe regjisori, Kevin Smith, bëri të ditur këtë lajm përmes Twitter dhe Instagram, e që u konfirmua nga agjenti i Parks, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Aktori veteran vdiç  mëngjesin e së martës, tha Jane Schulman nga Vesta Talent Agency.

Ajo e quajti Parks-in, “aktorin më të mirë të gjallë”.

 

lajme të ngjashme