Vdes 60-vjeçari në Durrës, bie nga lartësia pasi ishte duke e rregulluar një antenë NULL NULL 26.11.2024 22:35 26.11.2024 22:35 Urgjenca Një 60-vjeçar ka vdekur në Durrës sonte në mbrëmje, 26 nëntor, pasi kishte rënë aksidentalisht nga lartësia, ku ishte duke e rregulluar një antenë. Viktima ishte banues në Tiranë dhe ra nga lartësia në lagjen numër 1 në Durrës, inicialet e viktimës janë M.Ç. Sipas Top Channel, si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari vdiq në Spitalin Rajonal Durrës. /Klankosova.tv