Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes 43-vjeçari pas vetaksidentit me biçikletë elektrike në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
22.10.2025 08:41

Një 43-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.

Korrespondenti i Klan Kosovës, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë”, ka pohuar se viktima po drejtonte një  biçikletë elektrike.

Sipas Salihut, dëshmitarët kanë deklaruar se viktima ishte munduar t’i ndalë shpejtësinë e mjetit dhe më pas ishte rrëzuar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet mjekësore, të cilat e kanë dërguar viktimën në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas u konstatua vdekja e tij.

Salihu theksoi se hetimet për rastin në fjalë janë duke vazhduar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme