Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes 30-vjeçari i cili ishte i plagosur rëndë në Bit Pazar të Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
25.04.2025 19:26

Ka vdekur  Alajdin Sulejmani, 30-vjeçari nga Haraçina, i cili ishte plagosur sot gjatë ditës nga arma e zjarrit në afërsi të Stacionit Policor në Bit Paza në Maqedoni të Veriut.

Siç raporton Koha.mk, persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit i cili kishte marrë plagë në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit.

Alajdini ishte dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Policia po heton nëse të shtënat e sodit kanë lidhje me një zënkë fizike mes dy grupeve rreth dy javë më parë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme