Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekjet në vend të punës, Bajraktari: Siguria në punë varet nga sistemi menaxhues i shtetit (VIDEO)

NULL NULL
01.05.2026 09:12

Eksperti i sigurisë në punë, Naim Bajraktari, në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ka thënë se janë alarmante shifrat e vdekjes së punëtorëve në vende të punës kohëve të fundit në Kosovë.

Bajraktari tha se siguria në punë nuk varet nga inspektorët, por nga i gjithë sistemi menaxhues i shtetit.

“Shumë alarmante është kjo shifër dhe vazhdimit po themi se çka po ndodh me këto shifra këtu, aq më tepër kur patëm një aksion dy javor me gjithë inspektorat e angazhuar, përkundrazi na ndodhin katër-pesë raste vetëm këto ditë dhe kjo më të vërtetë është për t’u studiuar se çka po ndodh me këto raste dhe ne vazhdimisht po themi se siguria në punë është një standard kompleks, nuk varet prej inspektorëve, prej punëdhënësve apo punëtorëve, por varet prej gjithë sistemit menaxhues të shtetit”, ka thënë Bajraktari.

Sipas tij, Kosova është duke u bërë vend i rrezikshëm për punëtore, ndërsa si shkak i kësaj pritet të ketë largim edhe të investitorëve të huaj. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme