Vdekje e dyshimtë në Kllokot, policia po heton rastin NULL NULL 12.09.2025 08:41 12.09.2025 08:41 Foto Ilustruese Një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot të enjten. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar nga QMF-ja në Viti, transmeton Klankosova.tv. Derisa policia ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, hetimet veçse kanë nisur. “Lidhur me rastin ekipi mjekësor nga QMF-Viti ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.