Vdekja e dyshimtë në Veternik, viktima u gjet pa shenja jete në automjet NULL NULL 28.01.2026 16:36 28.01.2026 16:36 Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Veternik, ku një person është gjetur pa shenja jete në automjet. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin, duke thënë se në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen. “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv Vdekje e dyshimtë në Veternik – PAMJE