Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon vuajtja e kampionit pa James dhe Davis, tash humb nga Sixers (VIDEO)

NULL NULL
26.03.2021 09:39

Los Angeles Lakers e ka pësuar humbjen e katërt me radhë që kur mbeti edhe pa liderin e vet, LeBron James, i cili iu bashkua Anthony Davis-it në listën e të lënduarve.

Këtë herë kampioni në fuqi i NBA-së pësoi humbje nga Philadelphia 76ers me rezultat 101-109.

Danny Green pati një natë të hatashme për mysafirët pasi që shënoi më së shumti pikë në ndeshje, gjithsej 28.

Në anën tjetër, Kyle Kuzma realizoi më së shumti pikë për Verdh e Vjollcët, 25, por që rezultuan të padobishme për vendësit.

lajme të ngjashme