Vazhdon lufta e Denverit (VIDEO) NULL NULL 10.04.2018 10:00 10.04.2018 10:00 Denver Nuggets e ka mundur Portland Trail Blazers ngushtë 88-82. Damian Lillard pati 25 pikë për Blazers, ndërkaq te Nuggets më së shumti pikë shënoi Will Barton, 22 sosh. Në këtë ndeshje shkëlqyen dy ballkanasit, Jusuf Nurkiq i Portlandit që shënoi 20 pikë e 19 kërcime, dhe Nikola Jokic i Nugets që pati triple-double prej 15 pikësh, 11 asistimesh e 20 kërcimesh. Gjithçka tani varet në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Minnesota Timberwolves dhe Denver Nuggets – cilado skuadër ta fitojë këtë ndeshje, fiton një vend në playoff.