Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vatikani kërkon falje pasi Papa raportohet se e përdori një term nënçmues për meshkujt homoseksualë

NULL NULL
28.05.2024 18:43
Papa Françesku
Papa Françesku flet gjatë një takimi me drejtuesit, stafin dhe pacientët e Spitalit të Fëmijëve Bambino Gesu me rastin e 100 vjetorit të donacionit të spitalit për Selinë e Shenjtë, në sallën Pali VI në Vatikan, 16 mars 2024. Foto: Reuters

Vatikani ka kërkuar falje pasi Papa përdori një fjalë fyese për meshkujt homoseksualë.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se Papa Françesku nuk e kishte asnjëherë edhe asnjë qëllim për të bërë dike të ndjehej i fyer.

Në një deklaratë, ai tha: “Papa Françesku është në dijeni të artikujve të botuar së fundmi për një bisedë, pas dyerve të mbyllura, me peshkopët e CEI. Siç ka thënë në disa raste, ‘Në Kishë ka vend për të gjithë, askush nuk është i kotë, askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë. Ashtu siç jemi të gjithë ne”.

“Papa kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte apo të shprehej me terma homofobikë dhe u kërkon falje atyre që u ndjenë të ofenduar nga përdorimi i një termi të raportuar nga të tjerët”.

Françesku e bëri vërejtjen në një takim me dyer të mbyllura me peshkopët, kur i përshkroi kolegjet e priftërisë si tashmë shumë të mbushura me “frociaggine” – një term fyes italian për meshkujt homoseksualë.

Thuhet se ai ka përsëritur se homoseksualët nuk duhet të lejohen të bëhen priftërinj.

Vërejtja thuhet se është bërë më 20 maj, siç u raportua për herë të parë nga faqja e internetit e thashethemeve politike “Dagospia”, kur Konferenca e Peshkopëve Italianë mbajti një takim privat me Papën.

Sipas gazetës, komentet e Papës erdhën gjatë një sesioni jozyrtar pyetjesh dhe përgjigjesh në takimin vjetor të peshkopëve, ku morën pjesë më shumë se 200 anëtarë të klerit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme