Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Kosovës mposhtin Maqedoninë Veriore

NULL NULL
09.04.2022 22:32

Kosova (Femrat) ka mundur Maqedoninë Veriore me rezultat 44:66 (12:19, 11:16, 15:9, 8:22) për grupmoshat U14, që po zhvillohet në Therandë.

Dardanet e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:7, dhe ishin në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 12:19.

Vashat e Kosovës vazhduan me lojë të mirë, duke thelluar më shumë epërsinë në 16:28, e më pas e thelluan epërsinë në 20:35, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 23:35, transmeton Klankosova.tv.

Pesë minutat e para të periudhës së tretë ishin të barabartë, por maqedonaset ishin paksa më të mira, duke ngushtuar shifrat në 38:44, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, Dardanet nuk lëshuan pe dhe triumfuan 44:66.

Kosova ka një fitore dhe një humbje. Ndërkohë, nga ora 20:40 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në konkurrencën e meshkujve.

lajme të ngjashme