Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Bashkimit të pandalshme, e regjistrojnë fitoren e 13-të

NULL NULL
20.01.2023 20:59

Bashkimi ka regjistruar fitoren e 13-të me radhë, ku kësaj radhe fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 82:65 (29:19, 11:10, 21:21, 21:15).

Derbi nisi i barabartë në fillim, por vajzat nga Prizreni patën seri të suksesshme, ku çerekun e parë e mbyllen me dhjetë pikë epërsi, 29:19.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku prizrenaset ruajtën epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 40:29.

Çereku i tretë shfaqi lojë të barabartë mes dy skuadrave, ku përfundoi me rezultat 21:21 dhe Bashkimi ruajti sërish epërsinë prej 11 pikësh.

Kurse në periudhën e fundit, Bashkimi rikthehet për të dominuar në fushë dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 82:65.

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e 13-të në po qa ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina tani numëron dhjetë fitore e tri humbje.

 

lajme të ngjashme