Vashat “Dardane” e pësojnë keq nga Norvegjia NULL NULL 07.04.2022 20:21 07.04.2022 20:21 Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë në kategorinë e grave, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset drejt Kampionatit Botëror të femrave “AUZN 2023”. Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluar, Kosova ka pësuar humbje të thellë si mysafire e Norvegjisë me rezultat 5:1. Në këtë fitore të norvegjezeve kontribuuan Hegerberg me tre gola, dhe Ildhusoy e Leonhardsen me nga një gol, kurse golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi mesfushorja Ereleta Memeti. Me pikët e reja, Norvegjia renditet në pozitën e parë në Grupin F, me gjithsej 19 pikë, krahas Kosovës, që zë vendin e pestë në tabelë me vetëm katër pikë të arkëtuara. Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë në rolin e nikoqirit, ku pret në shtëpi Kombëtaren e Belgjikës më 12 prill, me fillim nga ora 20:00./kp/