Varroset Robert Elsie në Theth të Shkodrës NULL NULL 18.10.2017 20:19 18.10.2017 20:19 Albanologu Robert Elsie është varrosur sot në fshatin Theth të Shkodrës, njofton Klan Kosova. Ekipi i Klan Kosovës ka përcjellë ceremoninë e varrimit të tij në të cilën morën pjesë shumë miq të albanologut nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga Kanadaja e Gjermania. Elsie kishte lënë amanet që trupi i tij të varroset në vendin të cilin e kishte hulumtuar dhe studiuar për vite të tëra. Kolegët e tij kanë shprehur fjalë shumë të mira për të, madje disa folën për të edhe me lot në sy.