Varroset regjisorja Burbuqe Berisha (VIDEO) NULL NULL 28.10.2021 20:26 28.10.2021 20:26 Gjatë së enjtes në varrezat e qytetit është varrosur Burbuqe Berisha. Atje u mblodhën shumë persona për t’i dhënë lamtumirën e fundit asaj, njofton Klankosova.tv. Me këtë rast, artistët e kanë vlerësuar lartë profesionalizmin dhe kolegialitetin e regjisores. Krahas artdashësve, pranë arkivolit të saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nderime bën edhe Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, si dhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Arben Vitia dhe ai nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama. Atje homazhe bëri edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.