Varroset rapsodi i njohur NULL NULL 19.01.2018 15:45 19.01.2018 15:45 Është varrosur rapsodi i njohur Ibrahim Sefë-Mleqani, i njohur nga grupi folklorik “Bijtë e Sefës”. Në varrimin e tij kanë marrë pjesë numër i madh i qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës, kolegë të të ndjerit si dhe disa deputetë, njofton Klan Kosova. Kolegët e tij këngëtar thanë se veprat e tij asnjëherë nuk do të shuhen pasi që ai ka qenë i mrekullueshëm në punën që ka bërë. Sefë-Mleqani, ka vdekur dje, ai bashkë me vëllezërit e tjerë, ishin inspiruesit kryesor të rezistencës së shqiptarëve, njofton Klan Kosova. Ndër këngët e tij që do të mbahen mend janë: Hikmetja, Ajshja, Ali Pasha, Selman Kadrija, Ahmet Delia, etj. klankosova.tv