Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar NULL NULL 16.05.2024 10:22 16.05.2024 10:22 Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në samitin BE-Ballkani Perëndimor. 16 maj 2024, Mali i Zi. Foto: Klankosova.tv Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor tashmë është duke u realizuar dhe se samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi është vazhdimësi i atij të mbajtur në Tira. Sipas tij, në samit do të diskutohet se si të zbatohen të gjitha prioritetet e rajonit për këtë vit,transmeton Klankosova.tv Eurokomisioneri për zgjerim tha se në kuadër të prioriteteve më e rëndësishmja është SEPA (Single Euro Payment Area), përkatësisht zona e pagesës së përbashkët në euro. Ai deklaroi se nga dita e parë e vitit të ardhshëm nga ky plan mund të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset e gjithë rajonit.