Vance: Marrëveshja me Iranin mund të transformojë Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme NULL NULL 15.06.2026 09:17 15.06.2026 09:17 Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Iranin ka potencialin të transformojë rrënjësisht Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme. Në një intervistë për Fox News, Vance tha se rajoni ka qenë prej dekadash një zonë e mbushur me konflikte dhe paqëndrueshmëri. Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e fundit mund të hapin një kapitull të ri, duke vlerësuar rolin e presidentit amerikan, Donald Trump. Ai u shpreh se administrata Trump ka arritur të “eliminojë kërcënimin e Iranit”. “Do të jetë e mundur të ndërtohet një epokë e re suksesi dhe prosperiteti në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se stabiliteti në rajon mund të sjellë gjithashtu përfitime ekonomike për popullin amerikan.