Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherr brenda gjykatës, të akuzuarit për rastin e Renis Dobrës rrihen mes vete

NULL NULL
15.06.2026 12:04
Foto nga Top Channel

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

A2 CNN raporton se gjatë një seance paraprake janë përplasur fizikisht disa prej të pandehurve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas informacioneve të A2 CNN, konflikti ka ndodhur gjatë seancës paraprake në ngarkim të Petrit Çakrajt dhe Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, në Mat.

Për shkak të situatës së krijuar, në mbështetje janë thirrur efektivë të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit.

“Prishja e pazareve të drogës”, detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit në Shqipëri

lajme të ngjashme